Talenti italian po kërkohet me ngulm nga kampionët e Serie A.

-ads3-

Juventusi e merr edhe më seriozisht transferimin e Federico Bernardeschit në Torino, futbollisti i kombëtares italiane nuk pritet të qëndrojë më te Fiorentina duke parë ofertat por edhe tashmë raportet e jo të mira me tifozët.

Sulmuesi i talentuar italian ua ka bërë të ditur drejtuesve se nuk do të rinovojë kontratën e cila skadon në 2019 dhe në kushte të tilla Fiorentina është e detyruar ta shesë sa më shpejtë në mënyrë që mos të ulë vlerën e futbollistit pas një viti.

Një ofertë prej 40 milionë euro do të tundonte klubin vjollcë ndërsa Juventusi pritet të bëjë disa largime për të nisur sulmin për Bernardeschin.