Sadije Berisha, ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djali i ish-kryeministrit shqiptar ka shperthyer me një postim lidhur me zgjedhjet.

-ads3-

Në faqen e saj në FB, duke postuar një foto me dele, ajo shkruan se shqiptarët nuk votojnë për asnjë program partie, nuk i njohin drejtuesit, ndërkohë që ata fare pak  që kanë kuptuar të vërtetën nuk do votojnë sot.

Në fund sipas saj, vetem do ikë një i korruptuar për të ardhur në pushtet një tjetër.

Postimi i Sadije Berishes:

Neser eshte dite votimesh ne Shqiperi:

fatkeqësisht shumica- nuk do votojnë për program-ata nuk i dinë qëllimet e vërteta të liderit që votojnë

– ata nuk njohin asnjë lider personalisht-ata besojnë verbërisht atë cka i ushqen media dhe premtimet boshe të lidereve

– ata ndjejnë nevojën ti përkasin një grupi, ngjyre, apo kauze, se nevoja për të qenë pjesë e një tribuje është pjesë e ADN tonë

– ti përkasësh një grupi për ti adresuar fajet për dështimet dhe varfërinë e tyre grupeve të tjera

– pa e kuptuar që kjo është ajo cka duan liderët në mënyrë që te kenë pushtet mbi ta

-asnjë lider që votoni sot apo gratë e tyre sduan tja dinë për të ardhmen e Shqiperisë

– ata shqetësohen për pushtetin e tyre që do të thotë para dhe anasjelltas. Ata pak që kanë kuptuar të vërtetën nuk do votojnë sot.

Pjesa tjetër fatkeqësisht do vazhdojë të ndjekë turmën e verbër dhe injorante drejt qendrave të votimit me mendimin se po ndryshojnë të ardhmen e tyre.

Nuk po e bëjnë. Ata thjesht po zgjedhin një lider të korruptuar në vend të një tjetri.

Zoti ju bekoftë ( mëshiroftë ?)