Irani dërgon çdo ditë në rrugë detare rreth 1.100 ton fruta dhe perime në Katar, subjekt i një bllokade nga fqinjët e tij të Gjirit, raportoi sot agjencia e lajmeve Fars.

-ads3-

“Çdo ditë rreth 1.100 ton mallra për konsum eksportohen drejt Katarit”, raportoi agjencia duke cituar Mohammad Mehdi Bonchari, drejtor i porteve në Bouchehr, që shtrihet përballë Katarit.

“350 ton fruta dhe perime eksportohen çdo ditë drejt porteve të Katarit duke u nisur nga porti iranian i Dayyer dhe 750 ton nga porti i Bolkheir Tangestan”, saktësoi ky zyrtar.