Kryetari i PDIU dhe njëkohësisht përfaqësuesi i çamëve, Shpëtim Idrizi deri më tani është jashtë Parlamentit pasi PS i ka rrëmbyer nga duart edhe mandatin e vetëm që fitoi në qarkun e Tiranës pak më parë, duke i shtuar kështu listës mandatin e 18-të.

-ads3-

Përmbysja ndodhi pas numërimit të kutisë së 1123-të të qarkut të Tiranës.

Tani PDIU nuk ka asnjë mandat, gjë që bën që kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi të mos e fitojë karrigen e tij e të vazhdojë të shpresojë për kutitë ende të panumëruara. Gjithsesi do ishte e rëndë që një kryetar partie të mbetej jashtë Parlamentit.

Ky fakt vjen akoma edhe më i hidhur për Idrizin pasi Vangjel Dule, Kryetari i PBDNJ dhe përfaqësuesi i minoritetit grek, i renditur i treti në listat e kandidatëve për deputetë të PD qarkun e Vlorës, arriti të fitonte mandatin e tij.

Çamët mbetën jashtë e grekët u futen brenda, Idrizi mund të përfundojë ushtar në Greqi.

Në Tiranë, ku dalin 34 mandate deri më tani janë numëruar 1123 kuti votimi nga 1198 në total.

Kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar ndërkohë që mund të ketë edhe surpriza e të përmbyset gjtihçka.

Paraprakisht PDIU ka marrë 11566 vota ose 0 mandate.

Po ashtu edhe fakti që rritja e votave për partitë e mëdha e ka rritur dhe pragun e marrjes së mandatit që tani është bërë mbi 3%, nuk është arritur nga PDIU, gjë kjo që e përjashton automatikisht Idrizin nga hyrja në Parlament.

Ndërkohë LSI-së po lufton “dhëmbë për dhëmbë” me PD-në për të marrë 1 mandat.

Deri më tani në Tiranë udhëheq PS me 186868 vota ose 18 mandate, e ndjekur nga PD që ka 120748 vota ose 11 mandate deputetesh. Nga numërimi i deritanishëm LSI ka 52985 vota ose 5 mandate dhe sipas këtij rezultati paraprak nënkryetari i kësaj partie, Luan Rama, i renditur i 5-ti në listën e LSI arrin të hyjë në Parlament.