Honor është brend i popullarizuar i telefonave të mençur, të cilët i ka sjellë kompania Huawei para disa vitesh.

-ads3-

Së fundi, Honor njoftoi se telefoni më i ri ka arritur në tregun evropian me çmim të volitshëm.

Honor 9 ka Kirin 960 me tetë bërthama SoC @ 2.4GHz. Telefoni ka hapësirë prej 64GB, zgjerim përmes microSD kartelës, si dhe variantet për 4GB dhe 6GB RAM.

Në anën e pasme ndodhen dy kamera- me 12MP dhe 20MP. Ky është sistem i ngjashëm si te modeli Huawei P10.

Telefoni është i pranishëm zyrtarisht në treg nga dita e sotme. Modeli me 4GB RAM do të kushtojë 450 euro.

Honor 9 me 6GB RAM në edicionin e limituar do të jetë i pranishëm në Francë dhe Itali. Kur janë ngjyrat në pyetje, blerësit do të mund të përzgjedhin ndërmjet varianteve Glacier Grey, Sapphire Blue dhe Midnight Black.