Është raportuar se disa prej aktrove turq kanë prejardhje prej trojeve shqiptare.

-ads3-

E një numri të madh të tyre duket se aktorja e re e serialit “Kara Sevda” ka rrënjë shqiptare.

Është fjala për Gizem Karaca, e cila gjyshen nga ana e nënës e ka shqiptare.

Gizem luan rolin e komisares ushtarake në serialin e lartcekur ndërsa në video të publikuar në llogarinë personale në Instagram shihet teksa mundohet të mësojë fjalë në gjuhën shqipe.

Aktorja bashkëbisedon me gjyshen, të cilës i kërkon që t’i tregojë se si thonë në gjuhën shqipe “ Të shkojmë”.

Kujtojmë se Gizem Karaca ishte zgjedhur “Miss Turqia” në vitin 2011.