Gjykata Supreme për të enjten e ardhshme, 29 qershor, ka caktuar seancën e hapur në të cilën do të shqyrtohen dhe të vendoset në bazë të ankesave të gjashtë të akuzuarit në rastin “Monstra”.

-ads3-

Seanca, siç ka bërë të ditur gjykata, do të jetë e hapur ndërsa do të mbahet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme.

Gjykata më parë dy herë ka anuluar këtë seancë, e cila fillimisht duhej të mbahej më 30 maj, ndërsa më pas u caktua për më 9 qershor, sepse një pjesë e avokatëve të të akuzuarve ishin në mjekim.

Në njërën prej seancave të anuluara, prokurori publik nga Prokuroria Publike, Liljana Spasovska, ka kërkuar anulimin e seancës në kohë të pacaktuar që të mund Gjykata Supreme të grumbulloj argumentet në lidhje me rastin, të cilët, sipas informacioneve në opinion, i posedon Prokuroria Speciale.

Por, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, i cili njëkohësisht kryeson me Këshillin penalë, pesëanëtarësh në gjykatën, nuk e pranoi kërkesën dhe theksoi se nëse ka pasur indicie të reja, prokuroria publike ka pasur kohë të mjaftueshëm t’i kërkoj nga PSP.