Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq sonte ka qëndruar në Graçanicë para festës së Vidovdanit.

-ads3-

Nga atje ai ka thënë se Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova, dhe se shteti serb do të vazhdojë t’i ndihmojë serbët e Kosovës.

Ai ka vazhduar të thotë se serbët në këtë zonë janë në luftë për mbijetesë.

Gjuriq gjithashtu ka bërë të ditur se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë pasi është çështjë e rëndësishmë.

Gjuriq  nesër do të jetë në Kosovë për festën e Vidovdanit.

Ai do të marrë pjesë në ceremoninë për këtë festë me fillim nga ora 9 në Manastirin e Graçanicës derisa Gjuriq po në këtë manastir do të nderohet edhe me një medalje në orën 11:00.

Gjurqiq do të jetë më pas edhe në Gazimestan.

Vidovdani ndërlidhet me Betejën e Kosovës që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj.

Gjatë kësaj feste, serbët zakonisht përdorin kore nacionaliste si “Kosova është Serbi”