Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriç nga Graçanica e Kosovës ka porositur se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova, transmeton Koha.net.

-ads3-

“Kurrë nuk do të heqim dorë nga lufta për Kosovën. Ua uroj të gjithëve Vidovdanin. Ky popull është i vendosur për të luftuar”, ka thënë Gjuriç për rts-në në Graçanicë, përcjell b92.

Ai ka thënë po ashtu se kurrë nuk do të pushojë së ndihmuari serbët e Kosovës.

Gjuriç më pas ka shtuar se përfaqësuesit e Beogradit janë të gatshëm për të biseduar me përfaqësuesit e Prishtinës për shkak të interesave të serbëve në Kosovës.