Gjermania miratoi sot një ligj mbi sigurinë, i cili është kritikuar pasi u mundëson autoriteteve të përgjojnë përmbajtjen e mesazheve të kriptuara në “WhatsApp” dhe “Skype”, në një numër rastesh shumë herë më të lartë se sa ai aktual.

-ads3-

Përballë një vale me sulme xhihadiste në Evropë, deputetët votuan një ligj për përforcimin e efektshmërisë të procedurave penale.

Hetuesit gjermane tashmë mund të hyjnë në telefonët celularë dhe kompiuterat e personave të ndryshëm, duke pasur mundësinë që të aksesojnë të dhëna nga mesazhet e kriptuara, si aplikacionet shumë popullore “WhatsApp” dhe “Skype”.

Deri tani këto mjete të përgjimit nuk ishin lejuar nga Gjykata Kushtetuese gjermane, përveç se në kuadrin e luftës kundër terrorizmit.