Nëse doni të mbaheni mend si një mik i mirë, këtu janë disa gjëra që nuk duhet bërë kur vizitoni prindërit e rinj.

-ads3-

1. Mos qëndroni shumë 

Nënat e reja janë të rraskapitura. Lindja është ndoshta gjëja më e vështirë që ato kanë kaluar ndonjëherë dhe në vend që të kenë një javë ose dy për t’u shëruar nga fatkeqësia, ka një fëmijë që dëshiron të ushqehet dhe përqafohet gjatë gjithë kohës. Në të njëjtën kohë nënat janë gjithashtu super krenare dhe dëshirojnë të tregojnë shtimin e ri. Detyra jote është t’u thuash atyre se ato vërtet kanë foshnjën më të bukur që keni parë me sy dhe pastaj largohuni që ata të mund të kenë një sy gjumë.

2. Mos u shfaqni dorë-zbrazët

Kjo nuk ka të bëjë me dhurata. Me të gjitha kushtet, sjell disa (ose jo). Por sillni ndonjë ushqim, një filxhan kafe ose telefononi nënën e re që ta pyesni nëse ka nevojë për ndonjë produkt ushqimorë, që ta bleni në dyqan.

3. Mos qëndroni duar lidhur

Pasi ta kesh bërë urimin mbi fëmijën, bëhuni të dobishme. Mos prisni që të merrni shërbim. Kryeni punët primare të nënës së re, ajo do t’iu ishte falenderuese.

4. Mos harroni të lani duart

Bota është një vend i ndyrë. Ka pohime se edhe tastierat kompjuterike kanë pesë herë më shumë baktere sesa një ulëse tualeti. Edhe paratë e letrës mund të transportojnë virusin e gripit deri në 17 ditë. Pra, para se të prekni fëmijën, pastroni duart fillimisht