McGregor do ta fitojë duelin me Mayweather, ashtu sikurse fitoi përballjen me Jose Aldo. Ky është mendimi i ish-kampionit të botës në peshat e rënda në boks Tyson Fury, që ka folur sot në lidhje me përballjen e madhe të 26 gushtit. Fury beson se irlandezi do të befasojë botën me paraqitjen e tij në ring. Në dhjetor të 2015-ës, McGregor mundi Jose Aldo brenda 13 sekondave në UFC-194, duke i marrë titullin kampion bote, raporton telesport.

-ads3-

Një skenar që sipas Fury do të përsëritet edhe më 26 gusht. “Unë mendoj se McGregor do ta mundë me “KO” brenda 35 sekondash. Jam i bindur se Conor do t’i mjaftojë një raund për ta fituar atë përballje. Do të ishte diçka e mirë për boksin nëse McGregor do ta fitonte atë sfidë, një gjë e mirë edhe për njerëzit”, u shpreh sot Tyson Fury për “Daily Mail”. Boksieri britanik Fury pret për vetë të rikthehet në ring pas gati 18 muajsh pushim.