Fiorentina ka pranuar ofertën e Interit prej 7 milionë eurosh për mesfushorin Borja Valero.

-ads3-

Veterani spanjoll ka qenë që një kohë të gjatë në listën e trajnerit, Luciano Spalletti, që e dëshironte edhe kur ishte te Roma.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, pas disa negociatave të vazhdueshme, klubi viola pranoi ofertën nën 10 milionë euro.

Ajo besohet të jetë shtatë milion euro dhe marrëveshja do të komplehetohet të hënën ose të martën. 32-vjeçari ka qenë pjesë e Fiorentinës që nga viti 2012 dhe kishte kontratë deri në vitin 2019.

Këtë sezon Borja Valero ka kontribuar me dy gola dhe 10 asiste në 40 ndeshje për Fiorentinën.