Cristiano Ronaldo është tema kryesore e këtij muaji në futboll.

-ads3-

Lajmi për dëshirën e shprehur nga ai për t’u larguar nga Real Madrid, ka lënë pa fjalë shumë kë, kur dihet se nuk kanë kaluar shumë kohë nga kontrata e tij e fundit e nënshkruar me ‘Los Blancos’.

Derisa sot po flitet për të ardhmen e tij dhe largimin nga Real Madrid, para tetë viteve ish trajneri i Manchester United,Alex Ferguson, nuk ka dëshiruar që portugezi t’i bashkohet skuadrës mbretërore, por Barcelonsë.

Trajneri legjendar skocez i kishte shkruar një letër ish presidentit të Real Madridit, Ramon Calderon, duke i kërkuar të ndalojë çdo tentativë për ta bindur Ronaldon.

Ai pastaj është përpjekur ta bind Barcelonën që të nënshkruajë me portugezin.

Por, i gjithë mundi i Ferguson nuk solli asgjë, dhe Ronaldo realizoi ëndrrën duke iu bashkuar Realit të Madridit për 94 milionë euro, atë kohë ishte shumë më e madhe e përdoruar ndonjëherë në futboll për transferimin e një lojtari.