Legjenda e Real Madridit, Ronaldo Luís Nazário de Lima është shprehur i sigurt se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

-ads3-

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, fenomeni mendon se nuk ka ekip më të mirë se Real Madridi,

 “Jam pothuajse i sigurt se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë. Kur dikush shënon 50 gola në vit, është e pamundur për një klub që të heqë dorë nga ai. Nuk mendoj se ka ndonjë ekip më të mirë për të”, u shpreh ai.

Katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’ është akuzuar për evazion fiskal, që besohet se fshehu 14.7 milionë euro dhe kjo ka shtyrë që të marrë këtë vendim të papritur.