Analisti politik dhe botuesi i “Lajm”, Fejzi Hajdari ka kritikuar qasjen dhe vendimet politike të Lëvizjes BESA.

-ads3-

“Kush i bije ne fije BESË-s?
Paradite ka nje qendrim, pasdite nje tjeter, kurse ne mbremje ngele pa qendrim!
I kuptoj kane pune te rendesishme, shtrimin e iftareve… Deri pas Bajramit, mos i ngacmoni. Leni ta bejne rehatshem gjumin. Pas Bajramit ju nevojiten vetem edhe disa dite, derisa te kthejellen. kur ta shikosh, erdhi dita e zgjedhjeve lokale.”, ka shkruar në facebook, Fejzi Hajdari.

Ndryshe Lëvizja BESA vazhdon ti mbaj afër vetës simpatizuesit me Iftare duke grumbulluar mbi 1000 persona që kanë marrë pjesë në këto iftare në çdo qytet.