Frederik Veseli do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik skuadrës së Empolit edhe në Serinë B. Mediat italiane shkruajnë se mbrojtësi i kombëtares shqiptare bën pjesë në lojtarët e pakët që do të qëndrojnë nga sezoni i kaluar.

-ads3-

Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë presidenti i klubit, i cili në një deklaratë për “PE.it” ka treguar se vetëm 3-4 futbollistë nga sezoni i kaluar mund të mbeten në skuadër për sezonin e ri. Veseli ka kontratë deri në 2018 me skuadrën italiane dhe do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit.

Një tjetër futbollist shqiptar pritet t’i bashkohet mbrojtësit të kombëtares. Bëhet fjalë për mbrojtësin Kastriot Dermaku, i cili do të rikthehet te Empoli pas huazimit te Luccese. Sezoni i shkëlqyer te skuadra e Lucceses ka bindur drejtuesit e klubit që ta rikthejnë 25-vjeçarin. Dermaku 2 sezone më parë ka qenë i huazuar edhe te skuadra e Pavias.