Diva e skenave botërore Jennifer Lopez e cila  ka befasuar gjithmonë me format e saj ditw më parë publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa i binin në sy muskujt e barkut.

-ads3-

Kjo për disa fansa të këngëtares nuk ishte origjinale pasi që mendonin se poza ishte modifikuar ngase muskujt të tillë nuk ka Lopez.

Në fakt në një pjesë të fotos duket një njollë e ngjashme me ato që krijohen nga ndërhyrjet amatore në imazhe.

Ajo njollë ka nxitur disa prej komentuesëve të mendojnë që trupi i këngëtares nuk është aq në formë saç duket.

J.Lo iu është përgjigjur duke sqaruar çfarë është ajo shenjë e mjegullt, duke i lënë më pas në prirjet e tyre.

“Omg…thjesht një njollë në pasqyrë…lol…nuk ka photoshop,” është përgjigjur ajo. Dhe pastaj ka shtuar hashtagët që vlejnë për shumë raste