Bayern Munihu dhe Manchester City e kërkojnë mbrojtësin e djathtë të Tottenham-it, Kyle Walker, një nga më të mirët në Premier League. Drejtuesit e Tottenham-it kanë vendosur një çmim për futbollistin. Sipas “Daily Star”, presidenti i Spurs, Daniel Levy tashmë ka njoftuar Manchester Cityn se ata mund të nënshkruajnë me Walker, por ata do të duhet të përputhen me çmimin e kërkuar të Tottenham-it. Sipas portalit britanik Walker nuk do të lejohet të largohet nga Londra Veriore për më pak se 50 milionë euro. Bayern Munih raportohet gjithashtu se është i interesuar për të nënshkruar me anglezin.

-ads3-