Portieri i Italisë U-21, Gianluigi Donnarumma, është i përqendruar vetëm te ndeshja e nesërme gjysmëfinale ndaj Spanjës. Por, ai e ka pranuar se për të ardhmen do të vendosë pas përfundimit të këtij kampionati.

-ads3-

“Jam i qetë dhe po mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme ndaj Spanjës. Gjithçka do të vendoset pas Europianit”, tha Donnarumma gjatë konferencës për mediat.

Donnarumma ditë më parë refuzoi të vazhdonte kontratën me Milanin dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te tifozët e kësaj skuadre.

Skuadra e interesuara për Donnarumman janë Real Madrid, Juventus dhe PSG.