Presidenca e Donald Trump ka pasur një ndikim të madh në atë se si bota i shesh Shtetet e Bashkuara.

-ads3-

Një anketë e kryer nga Qendra kërkimore Pew, ku u intervistuan 40.000njerëz në 37 vende, arriri në përfundimin se Presidenti i SHBA dhe politikat e tij, janë përgjithësisht “ jo popullore në të gjithë globin”.

Anketa tregon se vetëm dy nga 37 vende kanë një mendim më të mirë për Trump nga sa kishin për paraardhësin e tij Obama.

Gjetjet kryesorë të sondazhit përfshijnë:

Njerëzit kanë më pak besim tek Trump nga sa kishin tek Obama.

Shumica e vendeve e shohin Trump në një dritë jo shumë të favorshme.

Ndalimi i udhëtimeve ka dëmtuar imazhin e SHBA.

Gjetjet u publikuan vetëm disa orë pasi Gjykata e Lartë e SHBA, pezulloi pjesërisht një urdhëresë të Trump për ndalimin e vizitorëve nga gjashtë vend me shumicë myslimane.