Futbollisti i Paris Saint Germain, Angel di Maria pranoi të paguajë dy milionë euro dhe dënimin prej një viti në burg për shkak të fshehjes së tatimit në Spanjë.

-ads3-

Di Maria pranoi fajin se kishte fshehur 1,3 milion euro në Panama, të cilat i kishte fituar nga të drejtat e fotografive të tija më 2012 dhe 2013 derisa ishte në Real Madrid.

Ndryshe, dje Di Maria u dënua me një vit burg për shkak të fshehjes së tatimit.

Ai u largua nga Reali më 2014 për të kaluar në Manchester United për një shifër rekorde të parave.