Një tragjedi ka ndodhur në komunën e Sarajit, ku të vrarë kanë ngelur tre persona si dhe vrasësi. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski  tha se pritet të kryhen hetimi për motivin e vrasjes si dhe të konfirmohet vrasësi.

-ads3-

“Sot rreth orës 10 nga ana e një personi është kryer vrasje e tre personave, një është vrarë në fshatin Gllumovë dhe dy në Kondovë. Njësiti Alfa ka kërkuar vrasin në fshatin Gllumovë, por i dyshuari ka kryer vetëvrasje. Vdekja u konstatua nga ndihma e shpejti dhe vrasësi dyshohet të jetë Shaban S. nga Gllumova. Tani pritet të kryhen hetimi për motivin e vrasjes si dhe të konfirmohet vrasësi”, tha për portalin Angelovski.

Televizioni SHENJA mëson se dorasi, Shaban Sulejmani fillimisht e ka vrarë vëllun e vet Avdylin, më pas edhe djalin e Avdylit Muminin. Më pas, ka vrarë edhe djalin e vëllaut tjetër, Arianin. Pas kësaj e ka vrarë edhe veten. Sipas dëshmitarëve, vrasësi ka qenë person me probleme të shëndetit mental, dhe vrasja ka ndodhur kur viktimat kanë shkuar te dorasi për t’ia uruar festën e Fitër Bajramit.