Deputeti “kaubojs” Eduart Ndocaj nuk e ka pritur fare mirë rezultatin që ka marrë deri më tani në qarkun e Lezhës.

-ads3-

Kreu i PBDKSH-së që pretendonte se do të dilte forcë e parë në këtë zone, ka mundur të marrë vetëm 173 vota deri më tani.

Mesazhin Ndocaj e dha me gjatë kohës që ishte në makinë duke ikur për në Mirditë dhe pa që po festohej fitorja e PS-së. Ai u shpreh se mes atyre që po festonin ishin ca komunistë, delenxhinj, servila e spiunë që s’kuptojnë nga politika.

Mesa duket, projekti i deputetit “kaubojs” për ta bërë Shqipërinë si Amerika do të ngelë në sirtar për të paktën katër vitet e ardhshme.