Një përplasje e nxehtë ka ndodhur në një debat televiziv ndërmjet Pal Lekajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje.

-ads3-

Lekaj dhe Haxhiu kanë shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin në emisionin “Rubikon” të KTV’së.

Lekaj ia ka përmendur Haxhiut qeverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë, që sipas tij s’ka sjellë kurrfarë ndryshimi, raporton Gazeta Express.

“Çfarë ndryshemi keni bërë në Prishtinë? Ma thuaj një element që keni bërë që mbahet mend në Prishtinë. Kiflet a? Ma bre…”, është shprehur Lekaj.

Ndërkaq, Haxhiu e ka sulmuar Lekajn dhe partinë e tij, për vendimin për t’iu bashkuar PDK’së së Kadri Veselit në koalicion parazgjedhor.