Tiemoue Bakayoko, mesfushori i Monacos, pritet të transferohet në Chelsea

-ads3-

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, Chelsea është afër transferimit të mesfushorit francez, Tiemoue Bakayoko nga Monaco.

Daily Mail shkruan se ky përforcim do t’i kushtoj kampionit të Premierligës 35 milionë funte (rreth 40 milionë euro), përcjell Express.

Bakayoko ishte lojtar kyç i Monacos në sezonin e kaluar, ku arriti ta fitoj titullin e kampionit në Francë.

Me ardhjen e Bakayokos, Nemanja Matic pritet të largohet nga Chelsea. Serbi dëshiron t’i bashkohet Jose Mourinhos në Manchester United.