Antonio Cassano ka pasur një takim me Crotonën gjatë mbrëmjes së të enjtes për të diskutuar një përvojë të re të Serie A, edhe pse Verona mbetet favoritë.

-ads3-

34-vjeçari ka qenë jashtë veprimit për një vit pas një kontesti kontrate me klubin e  Sampdorias.

Ai konfirmoi se është i gatshëm për një kthim dhe dëshiron futbollin e Serie A, duke refuzuar lëvizjet në Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Sky Sport Italia, përfaqësuesit e Cassanos patën një takim me Crotonën gjatë të enjtes mbrëma për të folur për një përvojë të re potenciale.

Crotone kishte sezonin e tyre të parë në Serie A në 2016-17 dhe shmangi rënien pas një rikthimi të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar Empolin në ditën e fundit të sezonit.

Cassano do të kalonte në Kalabri dhe do të shkonte për të jetuar pranë detit, plus kjo do të ishte mjaft afër qytetit të tij të lindjes, Barit.

Megjithatë, Verona – e cili sapo ka fituar përsëri statusin e skuadrës elitare në Serie A – mbetet favoritë falë prezencës së bashkëlojtarin të tij të vjetër te Sampdoria, Giampaolo Pazzinit.