Lulzim Basha ka qenë ndër të ftuarit e parë në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, prej disa vitesh tashmë në ekranin e televizioneve shqiptare.

-ads3-

Por Çani, tha këtë të premte, se ka vënë re një ndryshim tek Basha, në mënyrën se si ai tashmë komunikon me publikun. Fushatat elektorale të mbajtura si kryetar i PD-së, në vitin 2015 kur u bënë zgjedhjet vendore për kryebashkiak, sipas Çanit, e kanë “stërvitur” Bashën sa i përket përballjes me qytetarët.

Dhe këtë ai e konstatoi teksa e pati të ftuar këtë mbrëmje kreun demokrat në emisionin e tij “Zonë e Lirë”. Me nota humori, e deri diku ironie, Çani u ngrit në fund të emisionit, për të përshëndetur Bashën, e për t’i thënë atij konstatimin për këtë ndryshim.

Ti e di që të kam xhan

Fushatën e fundit nuk ke qenë kurrë kaq në formë

Mënyra si i drejtohet ky publikut është brilante, nuk ka qenë kështu

Ke një siguri në vetvete”, tha Cani teksa shtrënguan duart.

Më herët gjatë emisionit, Basha e mori për disa momente “drejtimin” e Zonë e Lirë”, duke ju drejtuar të rinjve që e ndjekin emisionin në studio, nëse janë apo jo me Republikën e re. Ata kanë ngritur duart lart, dhe Basha i ka numëruar: 23 veta për Republikën e re! Ky është sondazhi”, – tha Basha.

Me republikë të vjetër, Basha identifikoi me humor edhe Arjan Çanin kur vuri re mungesën në studi të Dj.Çerry.

“Kishe dy rreshta e bëre një rresht, iku dhe Dj Cerry, do ikësh dhe t! (duke ju drejtuar Çanit). Ja kjo është Republika e vjetër”, tha Basha, teksa u largua nga studio duke i takur të gjithë të pranishmit, edhe ata në publik.