Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka ftuar shqiptarët që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, për të shkarkuar kryeministrin Edi Rama. Në emisionin “Të paekspozuarit”, Blushi akuzoi kryeministrin Rama se ka vjedhur paratë e shqiptarëve në këto 4 vite qeverisje.

-ads3-

“Unë nuk mund ta them tani sesi do të jetë rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit, por di të them që Edi Rama do të shkarkohet si i paaftë. Të tre palët janë të pavotueshme, asnjëri nuk ka një plan për përmirësimin e situatës së shqiptarëve. E kanee mendjen te tepsia.

Rama është kryeministri i vetëm në Europë, që thotë “më jepni tepsinë”. I flet subkoshienca, është një grykës. Nuk ka lënë trotuar, shkollë, lulishte, pa ngrënë. E prapë kërkon tepsinë. E vetmja arsye pse shqiptarët duhet të dalin të votojnë më 25 qershor, është që të shkarkojnë Ramën. Ashtu si në 2013. Edhe atëherë nuk fitoi Rama, por humbi Berisha. A keni parë ndonjë kryeministër në Evropë apo në botë, që ti thotë popullit me jepni tepsinë mua për të qeverisur, këta nuk po bëjnë asnjë premtim për katër vitet e ardhëshme thjesht po zihen për tepsinë”, tha Blushi.