Princ Harry ka thënë se asnjë anëtar i familjes mbretërore të Britanisë së Madhe nuk dëshiron të jetë mbret apo mbretëreshë.

-ads3-

Në një intervistë për revistën amerikane “Newsweek”, Harry ka insistuar se Britania dhe shtetet tjera ende kanë nevojë për “magjinë” e monarkisë.

32-vjeçari në këtë intervistë ka kritikuar vendimin e familjes që ai të qëndrojë prapa arkivolit të nënës së tij.

“Asnjë fëmijë nuk duhet ta bëjë atë”, ka thënë Harry në këtë intervistë, transmeton Koha.net.

“A është dikush i familjes mbretërore që dëshiron të jetë mbret apo mbretëreshë? Nuk mendoj se po, por ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrat në kohën e duhur”.

Harry asnjëherë nuk e ka mbajtur sekret se nuk dëshiron postin më të lartë në monarki dhe tani ka konfirmuar se askush në familjen e tij, përfshirë edhe vëllanë Williamin, nuk dëshiron të jetë mbret apo mbretëreshë.

“Monarkia është forcë për të mirë dhe ne duam që të vazhdojmë atmosferën pozitive që Mbretëresha e ka arritur për 60 vjet, por ne nuk duam që të jemi në vend të saj. Jemi të përfshirë në modernizimin e monarkisë britanike. Nuk po e bëjmë këtë për vete, por për një punë më të mirë për njerëzit”, ka shtuar Harry.