Skuadra japanoze Tokios Verdy është duke u interesuar për legjendën Francesco Totti

-ads3-

Futbollisti italian Francesco Totti i dha fund karrierës së tij me Romën në fund të sezonit që sapo u mbyll, duke u bërë pjesë e legjendave të skuadrës kryeqytetase, por megjithatë me shumë mundësi ai nuk do të pensionohet nga futbolli.

Deri tani për të ka pasur interes nga skuadra amerikane, por së fundmi në skenë ka dalë edhe një skuadër nga liga e dytë e futbollit japonez dhe kjo është konfirmuar nga presidenti i skuadrës.

Tokios Verdy, është skuadër që garon në J-League 2 dhe presidenti i saj Hideaki Hanyu ka konfirmuar se ka bërë një ofertë për legjendën e Romës.

“Po, ne jemi interesuar për të, kemi pasur kontakte, por deri tani bisedimet nuk kanë avancuar. Ai kërkon një kontratë me 3 milionë euro në sezon dhe për ta transferuar në skuadrën tonë do të ishte një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë Hideaki Hanyu.