Me largimin e deputetëve Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Arben Imami, Ridvan Bode etj sheshet e Shqipërisë janë mbushur plot me demokratë.

-ads3-

Ishte kjo deklarata e fortë e kreu të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me ndryshimin e listave të kandidatëve për deputetë.

“Ka pasur vërtet, ka një shumëfishim të njerëzve në mitingjet tona. Njerëzit presin atë që është normale në ciklin politik të çdo partie në Europë, riciklim të elitave.

Nuk ka kuptim të shkohet në çdo fushatë me një ekip, duhet ripërtërirë. Këtë kam bërë, kam ripërtërirë ekipin për të ripërtërirë nesër me energji të shumëfishuara shtetin shqiptar për ta vënë në shërbim  të qytetarëve dhe axhendës së qytetarëve që është ekonomia”, tha Basha në emisionin “Arena” në Ora News.