Kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Zonë e Lirë’ të Arian Çanit është shprehur qartë dhe pastër që “Edi Rama nuk ka për të qenë zv/kryeministri im”.

-ads3-

“Nuk ka asnjë pazar dhe nuk do të ketë asnjë pazar mes meje dhe Edi Ramës.

Ai nuk ka për të qenë zv/kryeministri im. Unë e kam koalicionin tim dhe shqiptarët do ta votojnë pasivisht”, është shprehur Basha në lidhje me interesim e Çanit dhe të ftuarit, Artur Zheji.

Ndërsa duke komentuar fushatën e rivalit të tij, Basha tha se Rama ka bërë një ‘fushatë tallava’.

“Fushata e Edi Ramës ka qenë tallave.

Po të kishte vënë këmbën në frena Ilir Meta, timoni i Edi Ramës nuk do ta kishte sjellë Shqipërinë këtu ku jemi”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.