Patrick Kluivert insiston se PSG nuk do të shes Marco verrattin në Barcelonë

-ads3-

Ish Drejtori Sportiv i PSG-së, Patrick Kluivert nuk mendon se oferta e Barcelonës për Marco verrattin do të pranohet.

Verratti është dëshira kryesore e Barcelonës këtë verë, por kontrata e tij afatgjate do të pamundësojë largimin e tij.

Ishte shkruar se Barcelona është gati të paguajë deri në 100 milionë euro për Verrattin, por sipas Kluivert as kjo shumë nuk do të jetë e mjaftueshme.

“E di që Verratti dëshiron të nënshkruajë me Barcelonën, por PSG nuk do ta lejojë. Do të jetë shumë e vështirë”, tha Kluivert për La Sexta.

“Verratti kushton më shumë se sa 100 milionë euro”, tha në fund holandezi.