Banditë të armatosur dje kanë grabitur dy barnatatore në Shkup.

-ads3-

Sipas Ministrisë së Brendshme, dje në ora 21, në barnatoren në rrugën “Xhon Kenedi”në Shkup, përcjell TetovaSot. Hajduti i panjohur nën kërcënimin e armës ka marrë nga punonjësi rreth 14.000 denarë dhe ka iku.

Grabitja e dytë ka ndodhur në të njëjtën kohë, në ora 21, në barnatoren në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup.

Vjedhësi ka kërcënuar punonjësin me një armë dhe vodhi rreth 30.000 denarë dhe ka ikur.

Policia ka nisur hetimet dhe është vënë në kërkim të hajdutëve./TetovaSot