Përkundër spekulimeve që flasin për një largim të tij, Carlos Bacca ka siguruar tifozët se ai do të qëndrojë në San Siro.

-ads3-

Rossonerët tashmë kanë arritur që të nënshkruajnë me Andre Silvan, përderisa mendohet se ata janë të interesuar edhe në shërbimet e Nikola Kalinicit të Fiorentinas.

Ky ka qenë një sinjal sipas mediave që Bacca nuk është pjesë e planeve, kurse agjenti i tij madje aludoi për një kalim te Marseille.

Megjithatë, vet Bacca tash ka dalë në një prononcim publik duke mohuar një gjë të tillë.

“Është tregu i transferimeve i hapur dhe tash emra të ndryshme qarkullojnë në media”.

“Jam i qetë dhe i lumtur te Milani. Më pëlqen këtu. Kam tri vjet në kontratën time. Dot ë qëndroj dhe do të jem aty kur stërvitjet të ri-nisin më 5 korrik”, deklaroi Carlos Bacca