Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, ka bërë një deklaratë qesharake në një intervistë për Klan Kosovën, ku ka folur për zgjedhjet e 11 qershorit, duke e vënë vetën në pozitën e kandidatit serioz për kryeministër të vendit.

-ads3-

Edhe pse nuk ka ndonjë pozitë udhëheqëse në LDK, Haraqija, ka thënë se ai do të ishte kandidat për kryeministër të vendit. Ka thënë se i plotëson të gjitha kriteret profesionale, por vetëm se nuk i ka votat, raporton Insajderi.

“Unë do të duhej të isha kryeministër i vendit, por si kam votat”, ka thënë Haraqija në “Info Magazaine”.

Kur drejtuesi i emisionit e ka pyetur nëse ai e ka seriozisht dhe mendon se është kandidat serioz për kryeministër, Haraqija ka nisur të tregojë përvojën e tij politike.

“Kam qenë udhëheqës më shumë se 8 vite në nivel lokal edhe 4 vite në nivel qendror andaj kam të gjitha kriteret që të bëhem. Pse të mos bëhem, por si kam votat”, ka thënë Haraqija.

Ai më pas ka thënë se bashkëpartiaku i tij, kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti nuk mund të jetë kryeministër pasi ka dalë i treti.