Tuba Buyukustun ka marrë një lajm të hidhur sa i përket të dashurit të ri.

-ads3-

Në fakt, aktorja ka filluar të takohet me Umut Evgirenin pas shkurorëzimit me Onur Saylakun.

Por, gjatë ditës së sotme biznesmeni turk është arrestuar nga policia turke.

Umut 37-vjeçari po akuzohet për një “vjedhje të planifikuar”, e cila ka të bëjë me shmangie të tatimeve dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Vlen të theksohet se tani për tani, aktorja e cila në Kosovë njihet si “Asi”, është e lirë dhe ndaj saj nuk do të ngritët ndonjë akuzë, megjithëse, mund të akuzohet si bashkëpunëtore e Evgirenit.