Mesazhet për zgjidhjen e problemeve historike me shtetet fqinje, që vinë pas takimeve bilaterale me Greqinë e Bullgarinë sipas ekspertëve tregojnë që qeveria e mëparshme qëllimisht e paska izoluar Maqedoninë gjatë gjithë kësaj kohe. Kreu i Këshillit Euro-Atlantik në Maqedoni, Ismet Ramadani vlerëson se qeveria e re po i jep fund politikës së deritanishme izoluese.

-ads3-

Ne kishim një qeveri dhe një kryeministër që tërë kohën bazohej në provokime. Provokonte Greqinë duke tentuar t’ia merr ekskluzivitetin në Antikën e Vjetër, që është absurde dhe e pakuptimtë. Kishim një kryeministër i cili bënte inate dhe shkaktonte probleme edhe me Bullgarinë  plus edhe qëndrimin e tij tejet negativ ndaj BE-së dhe administratës amerikane. Përfundimi do jetë se kjo qeveri qëllimisht Maqedoninë e izolonte– deklaroj Ismet Ramadani, kreu i Këshillit Euro-Atlantik në Maqedoni.

Mungesa e dialogut dhe përfaqësimi i interesave partiake ka qenë gjithçka që kemi parë deri tani, vlerëson Andrea Stojkovski nga Qendra për Strategji Evropiane. Vetëm tani, tha ai, filloi të zhvillohet diplomacia, detyrë e së cilës është të përfaqësojë interesat shtetërore.

Te Kocias vërehej momenti kur ai i tha vjat e kuqe. Do të thoni se ai është diplomat, duhet të pritet diçka e tillë prej tij. E saktë. Megjithatë ai dha disa informacione që janë të rëndësishme për ne si qytetarë dhe ajo është se dikush me siguri çështjen identitetit e ka imponuar pa nevojë. Deklarata e kryeministrit bullgar, Borisov i cili tha se Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe miqësi do të shkruhet në gjuhët që sipas kushtetutave të dy vendeve përcaktohen si zyrtare. Nuk e tha këtë, por për mua kjo do të thotë se problemi me gjuhën maqedonase pjesërisht është tejkaluar– deklaroi  Andrea Stojkovski, Qendra për Strategji Evropiane.

Stojkovski beson se takimet i hapën rrugë dialogut, ndërsa dialogu do t’i hapë rrugë zgjidhjes përfundimtare të problemeve ndërfqinjësore./alsat-m