Gruaja e cila bëri që mediat botërore të shkruajnë mirë për Serbinë, e nominuara e presidentit Aleksandër Vuçiq për kryeministre, Ana Brnabiq, ka folur për herë të parë në një intervistë pas nominimit të saj dhe për raportin që do të ndërtojë me Kosovën.

-ads3-

Ajo për televizionin Pink ka thënë se qeveria të cilën do ta udhëheqë ajo do të jetë vazhdimësi e çdo gjëje që bëri edhe qeveria e Vuçiqit.

Dhe këtu natyrisht nënkuptohet se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë. Para kësaj interviste, qëndrimi i Brnabiqit rreth Kosovës nuk ishte i qartë.

Duke folur për politikën e jashtme të qeverisë së saj, ajo përmendi lidhje të mira me Kinën, Emiratet e Bashkuara, raportin tradicionalisht të mirë me Rusinë dhe përmirësimin e atyre me SHBA-në, por tha shumë qartë se sa i përket Kosovës, politika do të mbetet ajo që ishte në qeverinë paraprake.