Afrim Gashi, deputet dhe koordinator i grupit parlamentar të Lëvizjes BESA, mori pjesë në konferencën interparlamentare për proceset ligjëvënëse të BE-së të mbajtur në Bruksel më 19 dhe 20 qershor.

-ads3-

Gashi i prezantoi përvojat politike dhe ligjëvënëse në vend, nga aspekti parlamentar, në lidhje me procesetnë drejtim të zhvillimit të procesit për eurointegrime.

Nga kjo konferencë pritet që të nxirren përfundime për bashkëpunim më të mirë te parlamenteve vendore me ato europiane, me interes që të rritet efikasiteti ligjëvënësë si dhe implementimi më i lehtë për qytetarët e vendit.