Deputeti demokrat Ervin Salianji ka artikuluar akuza të forta në drejtim të Bashkim Finos, ligjvënësit socialist, që zyrtarizoi një ditë më parë, kandidaturën e tij për kreun e FSHF.

Salianji tha se nuk ka mbetur asnjë sektor apo institucion që Edi Rama dhe familjarë të tiuj të mos fusin hundët.

Në studion e Neës 24, Salianji tha se një vend si Shqipëria ku përpjekja për tu larguar nga orientalizmi është thuajse sizifike, ka fatkeqesinë ti vijë një njeri qe tenton ta kthejë në zakonet më degraduese e prapanike.

“Shfaqet dhe shitet në media si imazh perendimor, ndërsa kontrollon dhe përfiton çdo pasuri që prodhon ky vend; naftën – shokët e vet; energjinë -shokët e miqtë; bankat – familjarët; institucionet – shokët e familjarëve; partinë -familjarët; minierat – familjarët; kullat -familjarët; punësimet -familjarët; bastet dhe kumaret- prapë familjarët; stadiumin -familjarët!!”, tha ndër të tjera Salianji.

Në vijim ai shtoi se meqë si familje kanë kullë me stadium dhe klub futbolli si dëfrim e përfitim,  ju duhet edhe dikush që luan mirë “sportin e kumarit” që të kontrollojnë dhe pasionet!

“Kryeministri më prapanik që do të shënojë historia e Shqipërisë, kadavra hije e Haxhi Qamilit një shekull më vonë, për të gjitha këto duhet protestuar me 27 janar”, theksoi ai.