Një djalë 10 vjeç është gjetur duke fjetur në mbajtësen e triçiklit në temperature shumë të ulëta për të shmangur rrahjen nga prindërit e tij.

Fqinjët janë shokuar nga pamja e trupit të tij, e mbushur me plagë. Sipas mediave lokale të Kinës, thuhet se djali është larguar nga shtëpia pasi është goditur rëndë nga prindërit.

Incidenti ndodhi me 8 janar 2018 në një lagje në San Qiao, në Kinën Jugore. Burri që e zbuloi mendoi që ishte një pulë që fshihej poshtë mbulesave.

Mendohet që vogëlushi ka fjetur i zhveshur në triçikël gjatë gjithë natës, ku temperaturat shënonin -2 gradë.

Njerëzit filluan ti sillnin rroba për ta veshur dhe telefonuan policinë. Babai i 10-vjeçarit u justifikua duke thënë se kishte bërë gabime dhe u dënua në këtë mënyrë.

Prindërve iu dha një paralajmërim verbal para se të merrnin djalin, ndërsa policia vazhdon hetimet për të gjetur detaje tjera.